Me Kom Group, çdo shpim është i planifikuar me kujdes dhe i realizuar me saktësi, nga analiza e terrenit deri te fundi përfundimtar. Rezultatet fillojnë nga puna e saktë, përkushtimi ndaj cilësisë dhe respektimi i çdo detaji teknik.
Me shumë vite përvojë, makineri moderne dhe staf të specializuar, Kom Group ofron zgjidhje të plota për hapjen e puseve “bunareve”, shpime për pilota dhe ankera, analiza të thelluara gjeologjike dhe gjeomekanike, si dhe prodhimin e gypave dhe sistemeve të ujitjes. Pavarësisht nga natyra e projektit apo vështirësia e terrenit – ne jemi këtu për ta realizuar punën saktë, me cilësi dhe në kohë.




Ne nuk ofrojmë vetëm shërbim – ofrojmë besim dhe zgjidhje afatgjata.
Me mbi 36 vite përvojë, Kom Group është një emër i njohur dhe i besuar në fushën e shpimeve të puseve, pilotave, ankerave, analizave gjeologjike dhe prodhimit të gypave PVC.
Ne kemi ndërtuar reputacionin tonë mbi tri shtylla kryesore: cilësi, saktësi, dhe përkushtim maksimal në çdo projekt.
Punojmë me makineri moderne, kemi ekip të specializuar dhe me përvojë, dhe ofrojmë zgjidhje të personalizuara për çdo klient – qofshin individë, biznese apo institucione publike. Projektet tona realizohen me kujdes që nga hapi i parë, vlerësimi i terrenit, deri në përfundimin teknik dhe të sigurt.
Ne nuk premtojmë më shumë se ç’mund të japim – por gjithmonë japim më shumë se ç’pritet.

Në Kom Group, çdo projekt është një dëshmi konkrete e përkushtimit tonë ndaj cilësisë, saktësisë dhe rezultateve afatgjata. Gjatë viteve kemi realizuar me sukses qindra projekte në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, duke ndërtuar jo vetëm puse dhe struktura, por edhe besim dhe partneritete afatgjata me klientët tanë.
Çdo projekt realizohet me planifikim të kujdesshëm, makineri moderne dhe ekip të trajnuar profesionalisht.
Çdo projekt fillon me një zgjidhje të mirë – dhe në Kom Group, ne kujdesemi që ajo zgjidhje të jetë profesionale, e saktë dhe e qëndrueshme. Klikoni më poshtë për të mësuar më shumë për secilin shërbim dhe mënyrën se si mund të ju ndihmojmë.
Hapja e puseve
Shpime për pilota
Shpime për ankera
Shpime Gjeologjike & Gjeomekanike
Prodhimi i gypave
Sisteme të ujitjes
Materiale per Shpime

Kom Group – është e licensuar nga Bureau Veritas Certification me ISO 9001:2015 për Prodhimin e Gypave të Plastikës për Puse (bunara), për kanalizime dhe për ujësjellës. Shpimin e Puseve (bunareve) për Ujë, Vrimave për Shtylla (Pilota), Hulumtime Gjeologjike dhe Gjeomekanike