A keni blerë një shtëpi apo një tokë të re dhe nuk keni qasje në ujë të sigurt? Apo thjesht ju është ndalur furnizimi me ujë dhe po kërkoni një zgjidhje të qëndrueshme, ekonomike dhe të pavarur?
Komp Group është zgjedhja e duhur për ju. Me mbi 36 vite përvojë, me mijëra klientë të kënaqur dhe më shumë se 10,000 projekte të realizuara me sukses, ne jemi ndër kompanitë më të besueshme në rajon për hapjen e bunareve “puseve” për ujë. Operojmë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, duke ofruar shërbime të standardeve më të larta për klientë privatë, biznese, ndërmarrje ndërtimore dhe institucione publike.
Ne përdorim makineri moderne, teknika të avancuara dhe staf të trajnuar për të siguruar që çdo projekt të realizohet me efikasitet, pastërti dhe saktësi të plotë.


Procesi i hapjes së një bunari nuk është vetëm një shpim i thjeshtë – është një punë që kërkon planifikim, pajisje të duhura dhe përvojë. Në Komp Group, ne e ndjekim çdo projekt me përpikëri nga momenti i parë deri në dorëzimin përfundimtar. Më poshtë paraqesim fazat kryesore të punës sonë, të cilat garantojnë rezultate të sigurta dhe afatgjata.

Fillimisht, ekipi ynë vjen në terren për të vlerësuar vendin ku do të hapet bunari. Analizojmë strukturën e tokës, nivelin e ujit dhe qasjen për makineri.
Shpimi kryhet me makineri moderne dhe precize, në diametra që variojnë nga Ø125 mm deri në Ø1000 mm, si në terrene të buta ashtu edhe në shkëmbinj. Për puse me diametër të vogël, arrijmë deri në 350 metra thellësi, ndërsa për puse me diametër të madh, shpimi realizohet deri në 36 metra thellësi.
Pasi përfundohet shpimi, vendosim gypa PVC të cilësisë së lartë dhe filtra Xhonson që ndihmojnë në pastërtinë dhe rrjedhën e ujit.
Bunari pastrohet me metodën Air-Lift, që largon të gjitha papastërtitë dhe mbeturinat. Kjo siguron që uji të jetë i pastër dhe bunari të funksionojë në maksimum.
Zgjidhje për çdo terren
Diametra të ndryshme
Nga fillimi deri në fund
Jemi këtu për t’ju ndihmuar të siguroni një furnizim të qëndrueshëm dhe të besueshëm me ujë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për shtëpinë tuaj, biznesin apo një projekt ndërtimor më të madh. Me përvojën tonë shumëvjeçare, teknologjinë moderne dhe përkushtimin ndaj cilësisë, kujdesemi për çdo detaj – nga vlerësimi i terrenit deri te dorëzimi i një pusi të gatshëm për përdorim.
Zgjidhni Kom Group për një zgjidhje të sigurt, të personalizuar dhe me standarde të larta. Na kontaktoni sot – dhe le të fillojmë së bashku një projekt që sjell ujë aty ku nevojitet më shumë!