Prodhim Vendor me Standard Ndërkombëtar
Në Kom Group, prodhojmë gypa PVC të cilësisë së lartë, të përshtatshëm për ujësjellës, kanalizime, sisteme ujitjeje dhe projekte ndërtimi. Me linja moderne prodhimi, standarde ndërkombëtare dhe staf të përkushtuar, ofrojmë produkte që janë të qëndrueshme, të forta dhe të lehta për t’u instaluar. Çdo gyp që del nga fabrika jonë është rezultat i përvojës, teknologjisë dhe përkushtimit ndaj cilësisë.
Programi Prodhues
Kom Group është një ndërmarrje prodhuese që merret me prodhimin e produkteve PVC me cilësi të lartë, sipas standardeve bashkëkohore. Ne kemi linja të avancuara për përpunimin e materialeve PVC, pajisje moderne dhe një punëtori të kompletuar me të gjitha mjetet që nevojiten për prodhim efikas dhe të sigurt.Ekipi ynë profesional dhe me përvojë
kujdeset që çdo produkt i Kom Group të dalë në treg me cilësi të garantuar dhe të jetë i kërkuar nga klientët. Falë përgatitjes teknike dhe stafit të kualifikuar, ne arrijmë të plotësojmë kërkesat më të larta – qoftë për cilësi, pamje, funksionalitet apo qëndrueshmëri.Produktet tona PVC dallohen për fortësi, jetëgjatësi, montim të lehtë, dhe rezistencë të lartë kimike. Janë të lehta për t’u manipuluar dhe nuk kërkojnë mirëmbajtje – duke i bërë ideale për ujësjellës, kanalizime, telekom, bujqësi dhe projekte të tjera ndërtimore.
Në prodhim kemi integruar edhe një sistem të ri me gomë të veçantë për gypat e presionit të ujit – të quajtur “Kontakt i Fuqishëm”, që garanton izolim dhe lidhje të sigurt.
Produktet e Kom Group janë të pranishme në tregjet e Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë dhe rajonit, dhe mund t’i gjeni në shumë dyqane profesionale. Me mijëra metra gypa tanë janë të instaluar nëpër qytete, fshatra, rrjete ujësjellësi dhe kanalizimi, si dhe në sisteme bujqësore dhe industriale.
Çmimet tona janë të arsyeshme dhe fleksibile, varësisht nga marrëveshja dhe sasia, ndërsa garancia për çdo lloj gypi është minimum 50 vjet.
PVC Gypa për instalim të ujësjellësve
Elementet lidhëse
Tipi KM
Materialet KM gypat dhe pjesët lidhëse për instalimin e ujësjellësit janë përpunuar nga poliviniklorid i fortë (PVC) tipit 100 me të dhëna teknike. Dimenzionet: Pesha specifike: 1,4 g/cm. Kushtet e kualitetit dhe metodat e hulumtimit: JUS G. C6.502, DIN 19534. Rezistenca ndaj tërheqjes: 500-600 kg/cm. Përzgjatja: 10-50%. Modulet elastike: 300 kN/cm. Telmartja e nxehtësisë: 54,4 kJ m.h. o C. Koeficienti linear i zgjerimit nën nxehtësi: 0,08mm /m oC. Thithja e ujit: 4mg/cm. Njëtrajtshmëria kimike e PVC së fortë: JUS G. C6. 503 dhe DIN 16929 KM PVC gyrat dhe fitinzat janë të vendosur në gypin ujësjellës nëntokësor me shtypje prej 16 bar dhe për të gjitha llojet e konstrukcioneve të gypave për ujësjellës të ujit të ftohtë janë të përshtatshëm për pozita konvencionale nëntokësorë. Rezistenca e lartë e vjetërsisë. Karakteristika të mira të fortësisë. Instalim i shpejtë. Elastike në temperatura normale. Brejtsit nuk I sulmojnë PVC gypat.
Gypa Polientilenik Pehdpe -80
Gypa dhe pjesë lidhëse për kanalizim rrugor dhe shtëpiak
Materialet: Gypat për kanalizim rrugor dhe shtëpiak prodhohen nga materiale të forta polivinilkloride PVC të tipit 100 pa zbutës. Me shfrytëzimin e teknologjisë së duhur arrihet prodhim me mure të brendshme të lëmuara mirë dhe me forcë të madhe. Kualiteti kontrollohet dhe zbatohet me JUSG. C6 501 si dhe sipas DIN 8062, DIN 19534. Këto parametra të kualitetit vërtetohen me kontrollime konstante gjatë prodhimit në laboratore të njohur bazuar në ISO dhe DIN çertifikatë. Niveli I proshimit ë gypave dhe pjesëve të tjera përcjellëse I është përshtatur mundësisë së shfrytëzimit në të gjitha kushtet. Janë të lehta për transport, instalim dhe montim. Gypat nuk ndryshken dhe nuk brehen gjë që mundëson kushte të mira për rrjedhjene ujit e cila është e kushtëzuar edhe nga fëmueshmëria e sipërfaqes së brendshme të gypit nga qëndrueshmëria kimike ndaj të gjitha kushteve të cilat paraqiten në ujërat e zeza dhe në tokë.
Tipi KK
Gypa PVC për puse me fileta të plotë dhe filter
Gypat PVC jane te prodhuara me material te cilesise me te larte i cili ne saje te karakteristikave te tyre fizike dhe kimike, siguron jetegjatesin e Gypave dhe ruajtjen e tyre nga korrozioni I ujit shume te forte apo ndryshimeve te ndryshme. Ata Jane jo Toksike dhe te pershtatshme per perdorim per uje te pijshem.