Dëshironi të jeni të sigurt se toka se a është e përshtatshme për ndërtim? Apo po kërkoni një elaborat gjeoteknik për të dorëzuar në institucionet përkatëse? Atëherë, jeni në vendin e duhur – Kom Group është zgjidhja ideale për ju! Ne ofrojmë shpime profesionale për analiza të tokës, duke përdorur pajisje moderne dhe teknikë të saktë që garantojnë rezultate të besueshme, të pranuara nga çdo institucion.

Shpimet gjeologjike bëhen para se të fillojë ndërtimi për të parë si është toka nën sipërfaqe. A është e fortë? A ka lagështi ose ujë të nëndheshëm? A ka rërë, argjilë apo gurë?
Këto informacione janë shumë të rëndësishme për të ditur nëse toka është e sigurt për ndërtim. Nëse nuk bëhen këto shpime në fillim, mund të ndodhë që pas ndërtimit objekti të fillojë të ulet, të çahet apo të ketë probleme të tjera që kushtojnë shumë për t’u rregulluar më vonë. Shpimet gjeologjike ndihmojnë që të kuptohet sa e fortë është toka, a ka ujë në thellësi, sa e lagësht është dhe çfarë materiali përmban. Me këto informacione, inxhinierët vendosin se si të ndërtohet më mirë, çfarë themele duhet përdorur dhe si të shmangen rreziqet. Pra, me këto shpime parandalohet çdo problem dhe sigurohet që ndërtimi të jetë i fortë, i qëndrueshëm dhe afatgjatë.
Para çdo ndërtimi të sigurt, duhet bërë një testim i saktë i tokës. Në Kom Group, e dimë se çdo themel i fortë fillon me një vlerësim të mirëfilltë gjeologjik dhe gjeomekanik. Prandaj, realizojmë shpime me pajisje moderne në thellësi dhe kënde të ndryshme, duke marrë mostra që analizohen me kujdes në laboratorë të licencuar.
Çdo hap kryhet nga profesionistë të trajnuar, dhe në fund ju ofrojmë një elaborat gjeoteknik të plotë, të gatshëm për paraqitje në institucionet përkatëse. Të dhënat tona janë të sakta, të besueshme dhe ndihmojnë për të ndërtuar jo vetëm ligjërisht, por edhe teknikisht – me siguri afatgjatë dhe pa rrezik.

Me Kom Group, do të keni një partner që kujdeset për çdo detaj që nga shpimi i parë deri te dorëzimi i elaboratit gjeoteknik. Përvoja jonë, pajisjet moderne dhe përkushtimi ndaj cilësisë ju garantojnë rezultate të sakta dhe të pranuara nga institucionet. Na kontaktoni për të planifikuar analizën e tokës dhe për të bërë një hap të sigurt drejt projektit tuaj të ardhshëm.