Talinoc i Muhaxherve, Ferizaj
info@komgroup-rks.com
+383 (0) 44/455-694

Shpime për ankera

Procesi i saktë, rezultat i qëndrueshëm

Zgjidhje për infrastrukturë rrugore

Kompania Kom Group ofron shërbime profesionale për shpimin dhe vendosjen e ankerave në projekte rrugore dhe autostrada. Ky proces është i domosdoshëm për të siguruar stabilitetin e skarpateve, mureve mbajtëse, urave apo elementeve të tjera të infrastrukturës rrugore. Me makineri moderne dhe staf të trajnuar, realizojmë shpime me precizion të lartë në kënde dhe thellësi të ndryshme, varësisht nga projekti dhe struktura e terrenit. Ankera përdoren për të përforcuar tokën, për të parandaluar rrëshqitjet, dhe për të garantuar qëndrueshmërinë afatgjatë të rrugës ose objektit mbështetës.

Image link
Parandalim i rrëshqitjeve dhe shembjeve

Shërbimi ynë për ankera?

Në Kom Group ofrojmë një zgjidhje të plotë dhe të besueshme për shpime dhe vendosje të ankerave, të nevojshme për stabilitetin e skarpateve, mureve mbajtëse, urave dhe strukturave të infrastrukturës rrugore. Ne realizojmë shpime të sakta në kënde të ndryshme si 90°, 75° dhe 60°, në varësi të nevojave të projektit dhe karakteristikave të terrenit.

Përdorim vetëm materiale të certifikuara, që garantojnë forcë dhe qëndrueshmëri afatgjatë në çdo projekt. Procesi i injektimit realizohet me precizion të lartë, për të siguruar mbushje të plotë dhe lidhje të fortë me tokën. Pas vendosjes së ankerave, kryejmë testimin e forcës së tërheqjes për të verifikuar efektivitetin dhe sigurinë e sistemit.